19.03.2024 - 10:44
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dihet arsyeja se pse ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PS-së Nasip Naço është thirrur nga prokurorët SPAK-ut.
Nasip Naço ka qenë Ministër i Drejtësisë nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Ai ka mbajtur mandatin e deputetit të LSI-së për vitet 2009-2011 dhe 2012-2013, ndërsa në vitin 2021 është bashkuar me Partinë Socialiste.
Naço aktualisht është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.