MENU
klinika

Zbuloni detajet!

Kalaja e fshehtë e Skënderbeut në Kurbin

09.03.2024 - 13:06

Në një nga valëzimet e fundit të shpatit lindor të malit të Predonit, 527 m mbi nivelin e detit, ndodhet Kalaja e fshehtë e Skënderbeut.

Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Shkodër solli të dhëna për këtë vendndodhje që nuk njihet shumë nga publiku.

Rrjedhja e sipërme e përroit të Hurdhasës (degë e lumit Mat) e ndan kalanëë nga Mali i Skënderbeut, ndërsa në veri e në jug të kalasë ndodhet lugina e Gallatës.

Kjo kala ngrihet mbi një terren shkëmbor që ka formë pak a shumë konike. Në anën jugore ka një humnerë të thiktë rreth 80 m, e cila ka bërë të panevojshëm fortifikimin në këtë pjesë të kalasë.

Muri rrethues përbën vetëm 96 m. të perimetrit të sistemit fortifikues të kalasë, sepse pjesa tjetër e tij mbrohej nga kulla dhe humnera në anën jugore.

Gjerësia e këtij muri është e ndryshme, sikurse ajo e mureve të mjaft kalave mesjetare të vendit tonë.

Gjetja gjithnjë në shtresën e hollë kulturore e një numri gjylesh guri të dëmtuara do të thotë se jeta e shkurtër e kalasë është e lidhur kronologjikisht me përdorimin e tyre. Këto gjyle nuk mund të jenë më të hershme se të shek. XIV, sepse armët e zjarrit u përhapën në Evropën Jugore vetëm rreth vitit 1350.

Disa të dhëna na bëjnë të ditur se nga fundi i shek. XIV dhe fillimi i shek. XV ishin bërë përpjekje nga Balshajt dhe Topiajt për të pajisur ushtritë e tyre me topa.

Në burimet historike kjo kala nuk përmendet as në listën e atyre që iu morën apo iu shkatërruan Gjon Kastriotit më 1430, as edhe ndër ato që mori Skënderbeu më 1443. Në këto burime del qartë se ky i fundit zhvilloi një veprimtari të dendur ndërtimore për rindërtim të kalave.

Kalaja për të cilën po flasim është ndërtuar mbas vitit 1451. Edhe planimetria e kalasë është ndërtuar në mënyrë të tillë që të zvogëlonte efektin e mundshëm të goditjeve të artilerisë armike. Kështu përballë valëzimit më të afërt të shpatit lindor, prej nga kalaja mund të goditej më lehtë, është vendosur kulla e vetme me trashësi rreth dy herë më të madhe se ajo e murit rrethues. Ajo mbronte edhe hyrjen veriore dhe pjesën e drejtë të murit rrethues.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët