MENU
klinika

Pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve

Kuvendi i kthehet sot normalitetit pas 5 muajsh kaos, në seancë të pranishëm edhe ambasadorët

21.03.2024 - 11:09

Për herë të parë pas 5 muajsh kaos, sot Parlamenti do t’i kthehet normalitetit. Në Kuvend sapo kanë mbërritur edhe ambasadorët.

Për të qenë dëshmitarë të këtij rikthimi të normalitetit parlamentar të pranishën në lozhat e sallës së Kuvendit kanë mbërritur Ambasadori i Gjermanisë, Zëvendës. Ambasadorja e Britanisë, ambasadori i Bullgarisë, etj.

Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, sot deputetët e opozitës do të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit.

Në rendin e ditës janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike apo ndryshimet në ligjin e Gardës.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve