MENU
klinika

Konflikte me drejtuesit e Top Channel?

Arbana Osmani: Në shtator rikthehem në ekran

29.03.2024 - 18:25

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani ka folur lidhur me rikthimin e saj në ekran. Në një intervistë mme me Mira Kazhanin, Arbana tha se televizioni vazhdon të mbetet një nga kënaqësitë më të mëdha që kam në jetë, teksa konfirmon se shumë shpejt do ta shohim në një televizion, pa specifikuar se në cilin konkretisht.

E pyetur nëse do të riprezantonte një reality show si “Big Brother”, ish-moderatorja ka mohuar zërat. Ajo shprehet e vendosur se është ezauruar dhe mbyllur si kapitull teksa thekson se po kërkon gjëra të reja që sipas saj, fiton rritje profesionale.

Mira Kazhani: Unë të pyeta pas 10 vitesh, por nuk do ta lëmë këtë podcast pa pyetjen finale, a do të shohim ty në shtator në televizor?

Arbana Osmani: Patjetër që do të më shikoni në shtator në televizion. Televizioni vazhdon të mbetet një nga kënaqësitë më të mëdha që unë kam në jetë dhe patjetër. Sapo të gjej këto ekuilibrat e mi për të cilat folëm, unë do të rikthehem në televizion për publikun, por edhe sepse është diçka që dua ta bëj.

Mira Kazhani: Do ta riprezantoje një Big Brother? Një reality show?

Arbana Osmani: Këtë nuk e di. E di pse? Se Big Brother unë e kam prezantuar 7 vite në fillim dhe mendoja që e kisha mbyllur me Big Brother. Pastaj më erdhi oferta nga televizioni për ta ribërë sërish edhe thashë ok, e provojmë edhe njëherë. Bëmë edicionin e 10-të. Pasi mbarova edicionin e 10-të që nuk është se ishte një edicion i shkëlqyer, krahasuar me të tjerët, mendova thashë ndoshta ka ardhur momenti të mos bëhet më Big Brother, ose unë s’dua të bëj më Big Brother. Pastaj çfarë ndodhi? Pandemia. Dhe befas Big Brother ishte më in se kurrë më përpara dhe u rikthye. Mua mu ripropozua si një sfidë kësaj here. Se ishte një sfidë që të isha edhe autore dhe ishte një barrë shumë e madhe. E morën këtë sfidë përsipër edhe shkoi shumë mirë edicioni i parë. Në fillim kisha menduar, do bëj këtë edicionin e parë edhe do jetë me kaq. Kur Lori thoshte: Nuk e di se ç`do bëjmë vitin tjetër, se nuk do të ketë edicion më të mirë se ky i pari. Ajo e thoshte në anglisht: “Nothing will gonna top this”. Nuk do t’ia kalojë. Unë i thashë: Do ta bëjmë më të mirë të dytin. Dhe e morëm si sfidë, që i dyti do ishte akoma më i mirë se i pari. Kështu që s’di të të them. Mund të të them, jo. Besoj që e kam ezauruar dhe po kërkoj për gjëra të tjera që të më japin një rritje profesionale, sepse është një gjë e mbaruar. Po nëqoftëse paraqitet në një moment të caktuar, nuk e di pas sa kohësh, si një sfidë, ndoshta mund ta pranoj. Nuk e di, nuk është se kam bërë plane. Përpiqem t`i marrë gjërat ditë pas dite.