MENU
klinika

Zbardhen dejajet

Ligji i ri në Policinë e Shtetit, si do të bëhet zgjedhja e drejtorëve dhe shefave të komisariateve

18.03.2024 - 14:39

Projektligji për Policinë e Shtetit, i hedhur në 13 Mars 2024 për konsultim publik nga Ministria e Brendshme, parashikon që drejtori i Përgjithshëm i kësaj strukture të zgjidhet me konkurrim dhe do të qëndrojë në detyrë me mandat.

Referuar propzimeve të bëra, ai do të përzgjidhet mes emrave që kandidojnë nga një komision i ngritur nga Ministri dhe kandidati i propozohet Kryeministrit.

Mandati i Drejtuesit të Përgjitshëm të Policisë, sipas këtij projektiligji do të jetë 5-vjeçar me të drejtë rikandidimi. Edhe për drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve është parashikuar një detyrë me mandat 3-vjeçar, për të garantuar sipas propozuesve, pavarësinë e tyre në drejtim.

Gjithashtu propozohet që gradat inspektor, inspektor i parë dhe i dytë do të bashkohen në një gradë të vetme, të emërtuar inspektor. Ndërsa nga grada nënkomisar deri tek grada drejtues i parë, duhet të kenë përkatësisht nga 4 vite eksperiencë.

Ligji i ri i hedhur për konsultim gjithashtu përcakton kompetencat për Ministrin e Brendshëm, si një kontrollues administrativ i Poliisë së Shtetit.

Ligji i ri synon të përmbushjen e rekomandimeve kryesore të organizmave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe do të prek në tërësi atë të miratuar me disa ndryshime në vitin 2014.