21.03.2024 - 13:20
Pas më shumë se pesë muajsh, Parlamenti iu rikthye sot normalitetit me diskutimet pa flakadanë, karrige të kthyera përmbys dhe zhurmues.
LSA ka fiksuar disa momente të këtij normaliteti, ku ish-kryeministri Pandeli Majko shkon të bisedojë me Agron Gjekmarkajn, ndërsa Ervin Salianji me Klotilda Bushkën.
Më i palumturi i këtij normaliteti duket të jetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili përpos faktit që u përjashtua nga seanca, i duhet ti kërkojë Jorida Tabakut të spostojë karrigen e saj, sa herë që ai do të lëvizë për shkak se vendet e tyre janë në krah të njeri-tjetrit.