MENU
klinika

Deklarata e pazakontë e ish-ministrit kroat

“Mali i Zi është trofeu i Serbisë së Madhe”

26.03.2024 - 14:51

Ish-ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Miro Kovaç, thotë se qeveria aktuale në Mal të Zi, ndryshe nga ajo e mëparshme, të cilën ai e quan “pro-Mali i Zi”, mbron krijimin e marrëdhënieve ekskluzive midis Malit të Zi dhe Serbisë dhe nuk tregon entuziazëm për anëtarësimin ekzistues në NATO.

Në një intervistë për Pobjeda, politikani dhe historiani i nderuar (HDZ) thotë se gjatë procesit të negociatave është mirë që të ketë sa më shumë miq brenda Bashkimit Evropian, por thekson se Malit të Zi nuk i intereson kjo. “Ndiej një lloj indiferentizmi ndaj Kroacisë”, tha ai.

Kovaç, duke folur për përhapjen e “botës serbe” në Mal të Zi, thotë se nuk fshihet më dhe se Mali i Zi është trofeu më i fundit i këtij koncepti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN