MENU
klinika

Ndëshkim apo flluskë?

Milan nuk mund të penalizohet për këtë sezon!

17.03.2024 - 16:11

Ndër hipotezat e shumta të bëra ditët e fundit, pas hetimit, është edhe ajo e një ndëshkimi për Milanin, nëse do të tregohej qartë se transferimi i aksioneve nga Eliot te “RedBird” ishte në realitet një shitje e simuluar.

Është shumë herët për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë me Milanin, por nuk mund të përjashtohet që gjithçka të përfundojë në një flluskë. Është e qartë se do të duhet kohë sepse do të duhet të presim që autoritetet të dërgojnë në federatë dokumentacionin e marrë.

Prokuroria sportive do të mund të hapë kështu hetimin. Prandaj, rasti i Milanit mbetet ende për t’u eksploruar dhe kuptuar, por duket e vështirë që çdo penalitet, nëse kërkohet, mund t’i referohet këtij sezoni. Ky është mendimi i Angelo Kaskelas, avokat ekspert në të drejtën ndërkombëtare sportive dhe gjyqtar, në të kaluarën, i Gjykatës së Arbitrazhit të Lozanë.

Është e qartë se patatja e nxehtë e ‘çështjes së Milanit’ mund t’i kalojë më pas UEFA-s, e cila ka mundësinë e sanksionimit me gjoba, përjashtime nga kupat apo pezullimin e merkatos. Por, siç u përmend, do të duhet të presim.