MENU
klinika

Raportimet

Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë arrin në 180 persona

24.03.2024 - 19:26

Autoritetet shëndetësore në rajonin e Moskës kanë thënë se numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Bashkinë e Crocus është rritur në 180. Kjo është raportuar nga Tass.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur 24 marsin ditë zie.

Ndërkohë, autoritetet ruse thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

“U nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një ‘dritare pritjeje’. Kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”, tha presidenti Putin.

Kievi nga ana tjetër ka hedhur poshtë pretendimet se është përfshirë në sulm, duke i cilësuar si “absurde”.

“Ky Putin i pavlerë, në vend që të merrej me qytetarët e tij të Rusisë, duke iu drejtuar atyre, heshti për një ditë, duke menduar se si ta sillte këtë në Ukrainë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky.

Grupi Shteti Islamik (IS) thotë se qëndron pas sulmit. Shteti Islamik ka nxjerrë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit e djeshme në Moskë. Fotot e të katërve janë të mbuluar, teksa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së tha se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm në Moskë në fillim të këtij muaji. Kremlini në atë kohë e hodhi poshtë paralajmërimin si “propagandë” dhe një përpjekje të Uashingtonit për të ndërhyrë në zgjedhjet e fundit ruse.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve