MENU
klinika

Ende të bllokuar turistë të tjerë

Nxirret trupi i pajetë i kroates në Jezercë

30.03.2024 - 18:32

Një turiste kroate u nxorr e pajetë nga Maja e Jezercës këtë të shtunë, pasi rrëshkiti nga lartësia.

Trupi i 43-vjeçares u nxor pas disa orësh dhe po transportohet drejt morgut me helikopter.
Ndërkohë, të bllokuar janë ende turistë të tjerë. Nuk dihet saktësisht sa shtetas janë aksidentuar, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes vijojnë punë për shpëtimin e tyre.

Grupi i alpinistëve kroat ishin ngjitur nga Malit të Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA