MENU
klinika

Emrat

Parlamenti miratoi ngritjen e Komisioneve Hetimore; kush janë 2 deputetët e PS që abstenuan

22.03.2024 - 11:50

Kuvendi miratoi mbrëmjen e djeshme ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, të kërkuara nga opozita, por nga votat është vënë re se dy deputetë të PS nuk kanë qenë dakort për miratimin dhe kanë abstenuar.

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi u miratua me 95 vota pro dhe një abstenim.

Deputet socialist Erjon Braçe abstenoi. Nuk ka pasur asnjë kundër ndërsa 41 deputetë të pranishëm nuk votuan.

Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS u miratua me 96 vota pro 1 abstenim.

Deputet socialist Petro Koçi abstenoi. Nuk ka pasur asnjë kundër ndërsa 40 deputetë të pranishëm nuk votuan.

Seanca e djshme nisi në orën 10:00 të paradites dhe u mbyll rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Për herë të parë pas 5 muajve deputetët e Berishës dhe Bardhit u rikthyen në seancë të buzëqeshur pa bilbila, zhurmues a flakadanë. Por ‘paqja’ mes PS e Rithemelimit i hodhi benzinë zjarrit në kampin tjetër demokrat. Kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha hodhi akuza se pas dakordësisë ‘fshihej pazar i heshtur për reformën zgjedhore dhe për tu mbërthyer pas karrigeve’. Në një moment Basha zaptoi foltoren dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e përjashtoi.

Komisiohet hetimore

Sipas dakordësisë dy komisionet hetimore të kërkuara nga deputetët e Bardhit dhe Berishës morën votat e shumicës së PS. Kështu Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi u votua me 95 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër. Deputeti socialist Erjon Braçe abstenoi si 41 deputetë te tjere: edhe pse ishin të pranishëm nuk votuan. Nga ana tjetër Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS mori 96 vota prodhe asnjë kundër. Deputeti socialist Petro Koçi abstenoi bashke me 40 deputetë te tjere edhe pse ishin të pranishëm nuk votuan.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve