MENU
klinika

Eksperti Fatos Çoçoli: Do të ketë dy bonuse!

Pensionet, të moshuarit pritet të përfitojnë shtesë edhe në shtator

19.03.2024 - 17:25

Nga data 1 prill të këtij viti do të nisë procesi i ri i shpërndarjes së pensioneve. Banka do jetë institucioni që do të realizoj shpërndarjen e tyre, ndërkohë që deri më sot janë shpërndarë nga posta shqiptare. Nga data 1 prill të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare, e cila do të jetë llogari pa kosto. Gazeta “SOT” ka kontaktuar ekspertin e njohur të ekonomisë Fatos Çoçolin, i cili ka thënë se në momentin që bankat do të jenë gati, pensionisti do të shkojë të hedhë firmën.

“Tashmë ka dal ky ligji i ri për numrin e llogarisë bankare për pensionistët me zero tarifë dhe gjykoj se në momentin që bankat do të jenë gati, është çështje regjistrimi që të hedh firmën ai që është mbajtësi i llogarisë, që në këtë rast është pensionisti. Do të jetë një llogari i veçantë, me kosto zero, pra nuk ka kosto bankare. Do të duhet pak kohë për përgatitjen e bankës, por mendoj se do duhet dy javë, nuk besoj se do të jetë ndonjë kohë më e gjatë. Edhe bankat kanë thënë jemi gati për të ofruar këtë shërbim. Nuk është se është në dorën e bankave në fakt që të kenë një fushatë informative që të çojnë mesazhin drejtëpërdrejt tek pensionistët. Do të jetë ndoshta një ndërgjegjësim i shtresës së pensionistëve që e kanë marr kundrejt 150 lekë të reja me degën e postës ku kanë tërhequr pensionin, e njëjta gjë do të ndodh me shpërndarjen e degëve bankare. Në momentin që është bërë anëtarë dhe ti vijë një mesazh në telefon që pensioni kaloj, njësoj si në vende pune dhe mund të paraqiten në bankomatin më të afërt që ta marrin. Do të funksionojë si me kalimin e rrogave”, u shpreh Fatos Çoçoli. I pyetur se çfarë dobish do të sjellë aplikimi i kësaj metode, eksperti tha: Së pari, mund të kesh nevojë për një kredi dhe kur je klient i një banke sepse konsiderohesh klient nëse ke një numër llogarie edhe pse je moshë e tretë banka ti ofron shërbimet që ka. Edhe pensionistët kanë një pension modest, por atyre mund ti lind e drejta që të marrin një kredi. E dyta është kultura bankare, është mirë që edhe në këtë shtresë të bëhet e njohur pasi pak e kanë njohur më parë.

Indeksimi i pensioneve dhe bonusi
Nga ana tjetër, eksperti Çoçoli ka folur dhe për periudhën që do të fillojë indeksimi i pensioneve. I pyetur se në çfarë datë do bëhet pasi sipas disa ekspertëve thonë që do të fillojë në prill, ai tha se: Edhe më parë mund të ndodh. Shtesa e pagës edhe më parë është bërë në muajin prill, sepse është 3 mujori i parë i vitit, kalojnë të dhënat dhe buxheti i shtetit sheh edhe fondin përkatës për të realizuar indeksimin. Nëse inflacioni është 3 për qind do marrësh 3 për qind më shumë para”. Po ashtu Fatos Çoçoli është shprehur edhe për bonusin që do të përfitojnë pensionistët. Sipas tij, edhe këtë vit, ashtu si në 2023 do të ketë dy bonuse, një në shtator dhe një tjetër në dhjetor. “Besoj se po, sepse është në politikën e qeverisë. Vitin e kaluar ka pasur dy bonuse në fakt, gjykoj se të paktën një për këtë vit do të ketë. Nuk e di nëse do të jetë bonusi i fundvitit duke qenë se nuk është viti zgjedhor, por në rast se në mes të vitit që është koha kur shikohet që bëhet një bilanc i parë i të ardhurave nga buxheti i shtetit dhe nëse shikohet që të ardhurat janë ato të pritshmet mundet edhe që në shtator të kemi një bonus dhe pastaj ai që quhet bonusi i fundvitit”, përfundoi eksperti Çoçoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN