03.03.2024 - 17:54
Dy policë italianë mbetën të plagosur pas një përleshje mes 3 të burgosurve në burgun e Ternit.
Mediat e huaja shkruajnë se të përfshirë në përleshje kanë qenë 1 shqiptar dhe 2 afrikano-veriorë. Njëri prej policëve është dëmtuar rëndë në kokë.
Njëri prej të burgosurve (nuk dihet nëse ishte shqiptari apo njëri prej afrikanëve), i armatosur me brisk kërcënoi se do të dëmtonte veten nëse ndokush i afrohej.
Policët e dëmtuar po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në infermieri.