MENU
klinika

“Menduam që nuk do vinit”

Përurimi i bazës së NATO-s, Gjekmarkaj: Deputetët e Opozitës në Komisionin e Sigurisë u ftuan, por s’kishin vend për t’u ulur

04.03.2024 - 22:29

Letër Edi Rames për “zarbon” Niko Peleshi !

Nuk është në natyrën time të fyej dhe të ve epitete denigruese, për tendenca për të poshtëruar opozitën në thelbin e saj institucional bën që rezistenca të bjerë

Sot në Kuçovë u përurua një bazë ajrore e Natos dhe kjo është një ngjarje e shënuar per Shqipërinë dhe sigurinë e saj, madje edhe për rajonin nëse duam.

Partia Demokratike që në themelimin e saj ka aspiruar anëtarësimin e Shqipërisë në Nato kur PPSH e kundërshtonte e po kaq bija e saj PSSH.

Fati, puna dhe insistimi e bëri të mundur që qeveria e PD ta anëtarësojë vendin tonë në këtë aleancë të madhe të qytetërimit perëndimor duke shënjuar edhe të ardhmen e atdheut tonë.

Deputetet e Opozitës në komisionin e sigurisë u ftuan për të marrë pjesë në ceremoni, por çuditërisht kur shkuan atje nuk kishin vende per tu ulur.

Përgjigja qe: Menduam që nuk do vinit ndaj nuk ju lamë karrige që të uleshit.

Ermonela Fejal me të njëjtin status si Agron Gjekmarkaj “ku e ku me properendimore e pro Nato” se zotëria në fjalë njësoj Zevendes Kryetare e Kuvendit, ftohet, ulet dhe ëmbel buzeqesh. Asgjë personale nuk kam këtu por raporti që pushteti ka me opoziten është irritues në përbuzjen e vet organike. Të mos ftosh është me fisnike se protokolli masakrohet shpesh por të ftosh dhe të tallesh, ta lësh pa vende është vogelsi dhe mohim i çdo zakoni e tradite në çdo treve të Shqiperisë.

Një ministër mbrojtjeje, injorant në çdo këndveshtrim, servil në çdo gjykim, zarbo në sjellje fyen Opozitën.

Kryeministri ishte ai që do fliste dhe ne do dëgjonim, humbi një dekor demokratik që do ja kishte ënda ta shiste. Në fund ai humbi më shumë se ne. Opozita nuk shkoi aty per Edi Ramen por i takonte të ishte aty.

Por as për kaq nuk u kujdesen ! U tentua të vidhet historia dhe të ndërtohet një e re pa kujtesë si kompjuterit e perdorur që zarboja shiste dikur.

Çdo shqiptar kujton se kur firmosej marrëveshja e asocim stabilizimit përfaqësuesit e Opozitës socialiste ishin aty, kur Presidenti Bush erdhi në Tiranë kryetari i grupit parlamentar socialist ishte në pritje, kur hymë në Nato në samitin e Bukureshtit përfaqësuesit e tij atje qenë.

Me “zarbo” plotësohen teka, kryhen shërbime, ndyhet politika , zvogëlohet Shqipëria por historia të përgjon, të ndjek dhe të vë vulën e saj.

Së paku mos e nxirr “zarbon” të kërkoje falje lerë të mendojë se e bëri mirë punën e lakeut. Protokolli nuk është si të shikosh filxhan me Sofkën!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN