30.03.2024 - 15:42
Pamjet që shihni vijnë nga fshati Kakariq afër Gjadrit, ku do të ndërtohet një prej kampeve ku do të vendosen emigrantët, siç e përcakton dhe marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ditën e djeshme u publikua lajmi se kishte nisur nga puna për ndërtimin e këtij kampi.
Ndërkohë, sot LSA sjell disa pamje ku shihen mjete te tonazhit të rëndë, që janë stacionuar në këtë zonë, ndërsa po punojnë për ndërtimin e rrugës që do të çojë drejt kampit që do të jetë Gjadër. Pasi të ndërtohet rruga, do të nisë puna dhe brenda kampit.