Një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm ku do të negociohet dhe pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim” Kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama projektin e dhëndrit të ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump për resortet në Sazan
Rama thotë se momentalisht projekti është propozim dhe do të kalojë të gjitha hallkat e shqyrtimit të tij. Gjithashtu sqaroi se propozimi ka ardhur në Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA )
Pse nuk shpallët tender ndërkombëtar por zgjodhët persona me lidhje politike?
“Ne nuk zgjedhim persona por në bazë të legjislacionit shqiptar i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen.
Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme. Për hir së vërtetës e kanë pasur dhe qeveritë dhe paardhasësit e mi por nuk është bërë ende realitet” tha Rama
Deklaratat u bënë pas takimit që Rama pati në selinë e PS-së me drejtuesit politikë të qarqeve. Takim nisi rreth orës 09:00 dhe zgjati 1 orë. Mbledhja ishte në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.