19.03.2024 - 10:45
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve, takimi i cili po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mbledhja karakter organizativ, përqendrohet tek organizimi i partisë në terren.
Fokusi i takimit pritet të jetë ndarja e detyrave në mënyrë që të rritet numri i anëtarësimeve të reja.
Në Asamblenë Kombëtare të mbajtur ditën e dielë, u bë e ditur se numri i anëtarësimeve të reja në parti deri tani ishte 29 mijë, ndërsa u la si detyrë që deri më 12 qershor, datë kur edhe do të mbahet Kongresi, anëtarësimet duhet të shkojnë në 50 mijë.