Shefi ekzekutiv i grupit inxhinierik Bosch të Gjermanisë beson se automjetet që funksionojnë me motorë me djegie të brendshme do të nevojiten për të paktën 35 vjet të tjera, përpara se të përfundojë “elektrifikimi i transportit rrugor”. Stefan Hartung në komentet e publikuara nga faqja e internetit Pioneer tha se:
Nëse i gjithë prodhimi global i 90 milionë automjeteve rrugore do të konvertohej menjëherë, do të duheshin 16 vjet për të ndërruar të gjithë flotën.
Bosch është një furnizues kryesor në sektorin e automobilave. Por në realitet do të vazhdonin të prodhoheshin motorë me djegie, të cilët më pas do të duhej të zëvendësoheshin. Stefan nënvizon se:
Do të nevojitej dyfishi i asaj kohe, të paktën 30 deri në 35 vjet, për të elektrizuar të gjitha makinat në mbarë botën. Automjete të caktuara nuk mund të elektrizohen dhe se teknologjia e djegies do të duhet të vazhdojë të ekzistojë në Gjermani. Ju nuk mund t’i detyroni klientët jashtë Evropës të mos e përdorin atë.