MENU
klinika

Detajet

Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnjë, raportohet për disa të plagosur; mes tyre edhe deputeti i PS

01.03.2024 - 17:28

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë, ndërsa raportohet se disa persona janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë, ndërsa raportohet se disa persona janë plagosur.

Mes të plagosurve nga shpërthimi i fuqishëm në ambientet e një kompanie ndërtimi në Lushnje është edhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, cili ka në pronësi kapanonin ku po punohej.

Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur pasi një vinç ka prekur aksidentalisht telat e shtyllës së tensionit të lartë.

Zona ndodhet në periferi të qytetit te rrethrotullimi “i Plastmasit”, dhe aty po punohej për ndërtimin e një kapanoni. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në të gjithë qytetin.

Sakaq, një prej punëtorëve ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.

Gjendja shëndetësore e deputetit socialist Çela nuk dihet ende. Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.