MENU
klinika

Nisin hetimet

SPAK fut në ‘rreth të kuq’ kryebashkiakun e PS, Edison Memolla transfertë të dyshimtë prej 1 milion eurosh

22.03.2024 - 15:29

SPAK ka nisur hetimet për kreun e bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla, pas një kallëzimi të PD-së ndaj tij për korrupsion.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Partisë Demokratike, ndërsa kryebashkiaku po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Hetimet po përqendrohen tek dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara, nga të cilat kanë përfituar njerëz të afërt.

SPAK-ut i është vënë në dispozicion i gjithë materiali nga homologët italian. Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, janë vënë në ndjekje të një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla.

Memolla mori postin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës në 2022 duke siguruar një fitore bindëse me mbi 60 përqind të votave. Ai ishte emri i propozuar nga socialistët pas vdekjes së ish-kryetarit Haxhi Memolla.

Memolla është marrë i pandehur nga SPAK edhe në vitin 2023 për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Hetimet e SPAK ndaj Memollës nisën pas një audiopërgjimi. Në audio dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, teksa ndikon tek elektriçisti Blerim Xhamani, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. E gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.

SPAK thotë se hetimet gjithashtu konfirmuan se Memolla komunikonte me shtetasin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve