MENU
klinika

Mbizotëron Tirana

Strategjia për turizmin, 3000 struktura informale Airbnb

02.03.2024 - 08:42

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka bërë të ditur se në të gjithë vendin operojnë në mënyrë informale 3000 apartamente me qira ditore që jepen në platformën Airbnb. Ato janë një pjesë nga të gjitha strukturat akomoduese që do duhet të regjistrohen sipas ligjit të ri për turizmin, i cili nisi të diskutohet në Komisionet parlamentare.

“Struktura në total janë 4556 nga të cilat në tiranë 1294 të paformalizuara. Nga të dhënat e airbnb janë 3 mijë apartamente të paregjistruara. Struktura të kategorizuara janë 1500”, tha Vilma Bello, zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Ndalur te certifikimet, një detyrim për të gjitha strukturat akomoduese, zëvendës ministrja Vilma Bello nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese tha se ky proces po ecën në mënyrë të përshpejtuar. Ndërsa bëri të ditur se në pranverë pritet të publikohet strategjia për turizmin 2024-2030.

“Punë intensive me partnerët gjerman dhe kroat për hartimin e strategjisë. Deri në fund të pranverës do të kemi një strategji”, u shpreh Bello.

Ndryshimet në ligjin për turizmin pritet ti nënshtrohen diskutimeve me grupet e interesit në komisione për të marrë më tej edhe miratimin në Parlament. Nga një sistem I ri statistikor, reduktim i informalitet, por dhe një metodologji për shfrytëzimin e kapaciteteve janë disa nga ndryshimet që priten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN