MENU
klinika

"Një udhëtim me kalë nga shtigjet e lashta malore në qytetin e gurtë të Gjirokastrës"

‘The Guardian’ sugjeron Shqipërinë mes 10 shteteve ku mund të kaloni pushime me shpirt aventurier

18.03.2024 - 10:57

Gazeta prestigjioze britanike  ‘the Guardian’ rendit Shqipërinë si një ndër 10 vendet ku britanikët dhe jo vetëm mund të kalojnë pushime me shpirt aventurier.

Në hartën e udhëtimeve aventureske është përfshirë dhe një udhëtim me kalë nga shtigjet e lashta malore në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Turistët mund të eksplorojnë luginat, pyjet, fshatrat, kështjella të rrënuara dhe manastire byzantine. Netët kalohen në shtëpi të thjeshta duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase.