Kemi një tablo më të qartë për të ardhmen e stolave në Serinë A. Vincenzo Italiano do të largohet nga drejtimi i Fiorentinës në fund të sezonit dhe dyshja Komisio-Barone ka identifikuar tashmë zëvendësuesin: Mauricio Sarri.
Fiorentina është kulmi perfekt i eksperiencës së tij në Serinë A, në një qytet gjysmë ore larg shtëpisë së tij dhe në një stadium ku si fëmijë shkonte për të ndjekur “Violën” i shoqëruar nga xhaxhallarët.
Nga ana tjetër, Vincenzo Italiano ka qenë prej kohësh në fokusin e De Laurentiis. Atij i pëlqen sistemi i lojës, i famshmi 4-3-3 që është kthyer në pikën e referimit të presidentit dhe futbolli sulmues që praktikojnë ekipet e tij. Ai është kandidati numër një në rast se Kalzona nuk bën mrekulli në dy muaj në krye të Napolit.
E ardhmja e pankinave të Lacios dhe Romës është praktikisht e sigurt. Lotito sapo ka zgjedhur Tudorin për të mbyllur këtë sezon dhe për të nisur planifikimin e sezonit të ardhshëm, ndërsa Friedkins tashmë e kanë De Rossin në zemër për atë që ka treguar deri më tani në aspektin e lojës dhe rezultateve.
Të panjohurat e mëdha të Juventusit dhe Milanit mbesin gjithmonë, mbi të cilët hija e Conte-s duket mbizotëruese, me sugjerimet e Tiago Motas dhe Paladinos që shoqërojnë hipotezat për të ardhmen. Te Juventus shumë do të varen nga Alegri. Nëse nuk largohet, klubi do t’i ofrojë një zgjatje me shtrirjen e kontratës e cila për momentin skadon në vitin 2025.
Nga ana tjetër, Pioli po luan shumë në fund të sezonit. Një paraqitje e mirë në Europa League dhe një vend i dytë në kampionat mund ta mbajë atë sërish në krahun e kuqezinjve vitin e ardhshëm.