Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se Serbia dhe bota po përballen me kohët më të vështira deri më tani, teksa ka paralajmëruar se njerëzimin e pret një fatkeqësi e madhe në muajt një vijim.
‘Ekonomikisht, këto janë kohët më të mira për ne. Gjeopolitikisht kohët më të vështira. Unë po flas tani për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë, po flas për shkak të asaj që po ndodh në shumë vende të tjera anembanë globit dhe nuk do të ndalet nesër. Nëse nuk ndalet deri në maj, kam frikë se do të kemi një katastrofë të përmasave të paprecedentë. Shpresat e mia të fundit janë që nga mesi ose fundi i majit mund të ndalojë. Nëse nuk është kështu, vështirë se do të jetë e mundur të ndalet në vitet në vijim pa pasoja që do të jenë katastrofike për të gjithë botën.’, paralajmëroi Vuçiç.
Ai tha se duhet të përgatitemi në përputhje me rrethanat, sepse Serbia është një shtet i voglël dhe askush nuk e pyet asgjë.
“Por ne sigurisht që do t’i ndjejmë pasojat siç i kemi ndjerë pasojat deri më tani, madje shumë nuk e kanë vërejtur, as nuk e kanë kuptuar se sa e vështirë ishte të menaxhosh vendin dhe të ruash dhe ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe gjithçka tjetër.”, tha ai.
Edhe para disa ditësh Vuçiç paralajmëroi të njëjtën situatë nga Tirana ku ndodhjej në samitin e Bashkimit Europian .
Vuçiç, u shpreh i shqetësuar për atë që po ndodh në botë, veçanërisht pas fjalimit të Putinit me kërcënime me armët bërthamore.
“Jam shumë i shqetësuar për atë që po ndodh në botë, dhe nga biseda me Zelenskin dhe të tjerët. Kam frikë se po shkojmë drejt komplikimit të mëtejshëm të situatës në botë dhe vuajtjeve dhe problemeve të mëtejshme. Lidhur me fjalimin e Presidentit Vladimir Putin, e pashë që foli për Zirkon dhe Sarmat, por nuk munda ta dëgjoja kur foli më shumë për armët bërthamore. Me Ukrainën nuk kemi nënshkruar marrëveshje. Në takimin me Presidentin Zelenski folëm edhe për situatën në front… për gjithçka. Ishte një bisedë e gjatë dhe e drejtë. Nuk kemi çfarë të ankohemi për Ukrainën dhe mendoj se ata kanë një qëndrim shumë të drejtë ndaj Serbisë. Ne kemi marrëdhënie korrekte dhe mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, ashtu siç ata mbështesin tonin. Marrëdhëniet tona me Rusinë bazohen në vendime racionale. Deri më tani, ne kemi pasur sukses në zhvillimin e politikës sonë”, tha Vuçiç.