Paranoja e infiltrimit të agjentëve perëndimorë duket se ka kapur edhe Serbinë. Vladimir Putin është ai i cili të keqen e sheh gjithmonë te SHBA. Edhe për sulmin terrorist drejtoi gishtin te ata.
Por së fundmi një deklaratë e fortë është bërë në Beograd nga ish-drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), Aleksandër Vulin. Ai tha se në mjedisin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka njerëz që punojnë për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe sipas tij, ai e di këtë.
“Në ambientin e presidentit Vuçiç ka njerëz që nuk punojnë për të mirën e këtij vendi dhe punojnë kundër tij. Ai do të vendosë për çdo hap të mëtejshëm, është shumë i informuar, di shumë gjëra edhe para se t’i bëhen shërbimet”, tha Vulin.
Ai gjithashtu pretendon se është planifikuar të miratohet një rezolutë për gjenocidin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.