15.04.2024 - 15:27
Një 49 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka goditur me mjet prerës një tjetër grua.
Policia nuk bën të ditur shkakun e sherrit mes dy grave që është përshkallëzuar më pas në përdorimin e mjetit prerës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (gërshërë), një 52-vjeçare, për motive të dobëta”, informoi sot policia e Fierit.