MENU
klinika

Ja ç’thonë ekspertët

A e ndryshon ngrënia e karotave ngjyrën e lëkurës?

26.04.2024 - 18:16

Në ditët e sotme është shumë e zakonshme që në TikTok të ketë pafundësisht trende dhe një ndër më të diskutuarit përkon me teorinë se ngrënia e karotave ndikon në nxirjen e lëkurës, ose e bën atë të ketë një ngjyrim portokalli. E gjithë hipoteza nisi kur njerëzit në TikTok u shprehën se të hash 3 karota të mëdha në ditë, për disa kohë (praktikisht vite), mund të të ndryshojë totalisht ngjyrën e lëkurës, duke e errësuar atë.

Që prej atij momenti, njerëz të ndryshmë në aplikacion e kanë provuar dhe kanë dokumentuar përvojën e tyre, duke sugjeruar se këto ndryshime janë të vërteta.

Si qëndron e vërteta?

Përgjigjja e shkurtër: Po, karotat e ndryshojnë tonin e lëkurës.

Përgjigjja e gjatë: Sipas ekspertes Azza Halim, karota përmban beta karoten, një përbërës që nëse merret në një dozë të lartë, mund të ndikojë në ngjyrën e lëkurës. Ky fenomen quhet karotenemia dhe përkon me pigmentimin e lëkurës, duke i dhënë një ton portokalli. “Kjo mund të ndodhë te disa njerëz që hanë shumë perime në ngjyrë portokalli, si karota, kunguj dhe patate të ëmbla”, thotë Jessica Sepel, nutricioniste.

Nëse je në dilemë se si funksionon, na lejo të të shpjegojmë! “Beta karoten është një pigment (lipokrom) dhe beta karoten i shtuar në qarkullimin e gjakut dhe mund të ngjitet në shtresën e sipërme të lëkurës, duke e nxirë atë, ose duke i dhënë një pigment në ngjyrë portokalli”, shprehet Jennifer Levine, kirurge e kirurgjive për fytyrën. Megjithatë, ky fenomen nuk prek të gjitha zonat e trupit në mënyrë të barabartë.

“Ndryshimi i ngjyrës, zakonisht, ndodh aty ku lëkura është më e trashë, si për shembull, te duart, shputat e këmbëve, ose gjunjët dhe bërrylat”, thotë mjekja Levine.

Sa karota duhet të hash që ta vëresh këtë ndryshim?

Dr. Levine dhe Dr. Halim thonë se ju duhet të hani diku te 20-50 mg beta karoten në ditë për të parë ndonjë ndryshim në tonin e lëkurës suaj. Tre karota të mëdha, përmbajnë afërsisht 20-24 mg. Pra, do të të duhet të hash 3-10 karota në ditë për të paktën disa javë që të vëresh ndryshime të dukshme.

A është e sigurt që të hash karota për të ndryshuar pigmentin e lëkurës?

Tani që e di se si funksionon, pyetja tjetër vijon: “A është e sigurt të hash karota për të ndryshuar pigmentin e lëkurës?”. Mjekja Halim thotë se doza të tilla të larta mund të sjellin toksicitet të vitaminës A.

“Zakonisht, nëse vëreni zbardhje të lëkurës, është më mirë të ulësh ose të ndërpresësh ngrënien e karotave. Të gjitha ushqimet dhe vitaminat kanë përfitime nëse konsumohen brenda kufijve të moderuar, vetëm kur ato konsumohen në sasi të mëdha, ato mund të shkaktojnë efekte të ndryshme anësore”.

Ekspertët thonë se rekomandohet që të konsumohet gjithçka me moderim. Është e rëndësishme që të konsumohen shumë perime, me lloje të ndryshme ngjyrash, duke mos u fokusuar vetëm të ngrënia e perimeve portokalli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?