MENU
klinika

Osimhen një hap larg PSG

Al Khelaifi investon 120 mln euro, Thuram plani B0

11.04.2024 - 12:30

Në Napoli mbetet e hapur tema se kush do të jetë trajneri i ri, por në të njëjtën kohë është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me dy yjet e ekipit, Osimhen-Kvaratskhelia. Sipas mediave italiane, vetëm njëri ndërmjet tyre do të largohet, ai është sulmuesi nigerian, ndërsa gjeorgjiani pritet të rinovojë.

Sipas Il Mattino: Osimhen është shumë pranë transferimit te PSG, me francezët që pritet të paguajnë 120 milionë euro për të siguruar kartonin e sulmuesit të Napolit.

De Laurentiis dhe Al Khelaifi kanë një marrëdhënie shumë të mirë ndërmjet tyre, në të kaluarën janë përfshirë në shume shitje ndërmjet tyre duke nisur nga Lavezzi për të vijuar me Cavani, Fabian Ruiz etj. Për PSG nuk do të jetë një problem për të investuar 120 milionë euro, shifër që do ta kursejnë me largimin e Mbappe-s. Vetë lojtari pritet të përfitojë 13 milionë euro në sezon, ndërsa do të firmos një kontratë 4 vjeçare.

Largimi i Osimhen bën që në qendër të projektit të jetë Kvaratskhelia, me palët që pritet të firmosin një kontratë të re deri në 2028. Në kontratën e re, De Laurentiis do të përfshijë edhe një klauzolë të re largimi prej 150 milionë euro.

Jo vetëm Osimhen, sipas TuttoSport në listën e dëshirave të PSG është edhe Thuram, sulmuesi i Interit. Nëse dështon pista Osimhen, PSG mund investojë 80 milionë euro për të siguruar kartonin e sulmuesit francez i cili zbarkoi në Milano me parametra zero.