MENU
klinika

Mbahet ende zv.drejtori

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të arrestuar nga Serbia

18.04.2024 - 12:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth arrestimeve të djeshme të zyrtarëve policor të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se nga dhjetë të arrestuarit, 9 prej tyre janë liruar ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç vazhdon të mbahet nga serbët. Sipas Kurtit akti i ndalimit e arrestimit është akt hakmarrës me qëllim nxitjen e tensioneve.

Ai tha se veprimi i Serbisë është akt i ulët ndaj Kosovës. Ai tha se Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh duke përfshirë atë të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Dje pas kalimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Serbia u hakmor. Dje ndaloi përmbi 20 orë qindra qytetarë tonë të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si destinacion por si tranzit, për t’u kthyer apo për të shkuar në Bashkimin Evropian. Në mesin e të ndaluarve dhe arrestuarve është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç nga radhët e komunitetit joshumicë serb në Kosovë.

Veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes ndaj Kosovës ndërkaq keqtrajtimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës po ashtu akt i shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut, lëvizjes së lirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë. Me veprimin e djeshëm Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh duke përfshirë marrëveshjen e korrikut të vitit 2011, për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022, për lëvizje të lirë me karta identiteti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të vitit 2023 në Bruksel për normalizim marrëdhëniesh dhe për fqinjësi të mirë.

Ndalimi dhe mbajtja arbitrare dhe e pabazë dhe keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, vetëm e vetëm se e përdorin Serbinë si vend tranzit na risjell kujtimet e hidhura të Serbisë së Millosheviqit, duke na e rikujtuar kështu se ajo ngelet e njëjta ngase udhëhiqet nga një ish vartës i tij. Veprimi hakmarrës i Serbisë është edhe akt për nxitje të tensioneve sepse Serbisë nuk i konvenon normaliteti paqja e qetësia në rajon e sidomos në Kosovë”, tha Kurti në fillim të mbledhjes së qeverisë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!