MENU
klinika

Vota historike në KiE për Kosovën

Ambasadori shqiptar: Çfarë përfiton Prishtina nga anëtarësimi

17.04.2024 - 10:45

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, është shprehur se votimi i sotëm në Asamblenë e Këshillit të Europës për Kosovën, është rezultat i një pune 2-vjeçare.

Përmes një lidhjeje nga Strasburgu për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Koreshi tregoi benefitet që përfiton Kosova nga anëtarësimi në këtë organizatë.

Ai tha gjithashtu se ata ishin të përgatitur të sfidonin të gjithë argumentat e atyre që ishin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, ashtu sikurse ndodhi.

“Ajo që ndodhi sot në asamble ishte rezultat i një pune 2 vjeçare. Fillimisht ka qenë argumentimi nga ana e Kosovës, Shqipërisë dhe aleatëve pse Kosova duhet të bëhej anëtare. Në Asamblenë e KiE është më e vështirë për të bërë lobimin, ndërsa në Komitetin e Ministrave është pak më e thjeshtë.

Për Kosovën kjo është një ulëse për një nga organizatat më të rëndësishme të këtij kontinenti. Organizata më e rëndësishme për të drejtat e njeriut në kontinent. Një organizatë e standarteve, por edhe politike. Ulet si shtet anëtar. Janë mbi 220 konventa dhe marrëveshje në Këshillin e Europës që kanë mekanizmat e tyre në fushat e tyre në tre fusha të caktuara, që po punojnë përditë me Kosovën për të rritur këto standarte.

Ne kemi qenë të bindur që në fillim, që të gjitha argumentat që do të ngriheshin, do të ishim të gatshëm që t’i sfidonim. Duke nisur që nga shtetësia e Kosovës, unë e thashë, një organizatë nuk njeh një shtet, janë marrëdhëniet dypalëshe. Argumentet e tjera që kanë dhënë skeptikët, përshembull ‘duhet të jesh anëtar në OKB para se të jesh në KiE’, edhe kjo nuk qëndron, pasi 5 shtete kanë qenë në KiE pa qenë në OKB.”, tha Koreshi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë