MENU
klinika

Mero Baze

“Babalizmi” si test për t’u pranuar nga berishizmi

02.04.2024 - 20:19

Shumica e aktorëve politik të PD këto dy dekada e kanë humbur kohën se si ti hyjnë në zemër Berishës. Disa më efecientët kanë gjetur lidhjet familjare, djalin apo vajzën, të tjerë kanë gjetur si rrugë të jenë të gatshëm për të shërbyer kokëulur, dhe të tjerë të jenë servilë deri në komedi të Berishës.

Por është një kategori që është përpjekur ti imponohet Berishës duke imituar Berishën në teknologjinë e tij të shpifjes dhe përbaltjes së kundërshtarit që është një shkollë unike politike në Shqipëri.

Kjo kategori rreket të duket radikale, që “tmerron’ armikun me fjalë dhe gjeste, që shfaqen si të fort, si organizues grupesh paramilitare, dhe mbi të gjitha si akuzues të padëgjuar ndonjëherë.

I pari që u rrek të bënte këtë rol ishte Salianji, një personazh që ky rol nuk I shkonte as për nga mendja as për nga shtati , por vetëm nga surrati.

D.m.th. ai filloi të bënte si I fort, sikur kishte gjuhë të fortë në akuza, krijonte idenë që komandonte grupe kriminale, dhe mbi të gjitha që bënte akuza të forta.

I gjithë delirimi I tij si I fort përfundoi tek afera “Babale”, ku ai inskenoi një ngjarje për diskretituar vëllain e ish Ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e cila rezultoi false dhe tanimë rezulton I dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë dhe po zvarrit gjyqin e apelit me presion politik duke I shkuar me të fort në sallë.

Pas tij, këtë rol e ka marr Gazmend Bardhi. Duhet të pranojmë se ndyrshe nga Salianji, ky këtë traditë nuk e ka vetëm për ti hyrë në zemër Berishës. E ka pas dhe për ti hyrë në zemër Bashës kundër Berishës, pasi e ka akuzuar atë më egër se unë duke e thirru Babi I Zenit” dhe duke I kujtuar Gërdecin 21 Janarin etj.

Por që tani të pranohet nga Berisha ai duhet të kaloj testin e “babalizmit” I cili nuk ka të bëj me guximin për të akuzuar por me guximin dhe detyrimin për të shpifur .

Dhe e bëri këtë disa ditë më parë duke rimarrë një akuzë të stërpërsëritur nga vet Berisha për Olsi Ramën dhe që është hetuar e gjykuar nga drejtësia shqiptare.

Dhe berishizmi këtë nuk e kërkon si provë besnikërie, por si provë inkriminimi, që të dëshmosh se je gati të nëmësohesh me të në shkollën e shpifjes dhe përbaltjes.

Gazmend Bardhi duket s e kaloi këtë test.

Ngazëllimi I Berishës në mbrëmje, ishte aq I madh nga kjo akuzë, sa ishte gati të sfumonte dhe arrestimin e dy drejtorëve në bashki, duke thënë se I arrestoi Rama se donte të mbulonte “skandalin” e deklaruar nga Gazmend Bardhi.

Sot Osli Rama e ka çuar në gjykatë për shpifje të qëllimshme, Gazmend Bardhin, dhe ai tani I ka gjithë shanset ose të provoj akuzën, ose të ec në gjurmët e “Babale 1”, pra të dënohet për inskenim provash dhe të shkoj me të fort në sallën e gjykatës.

Kështu që ai ka vërtet shansin ose të fitoj zemrën e Berishës ose të humbas gjyqin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN