MENU
klinika

"Mbi 720 kg kanabis dhe 20 kg droga të forta..."

Balla publikon raportin e operacionit policor ‘Tempulli’

21.04.2024 - 13:28

Operacioni kombëtar “Tempulli” ka vijuar intensivisht duke çuar në ndalimin e personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike.

Ministri i Brendshëm Tulant Balla përshëndeti operacionet e fundit të Policisë së Shtetit në disa qytete të vendit.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike. Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe atyre psikotrope”, u shpreh ministri.

Sipas Ballës, prej fillimit të vitit janë sekuestruar mbi 720 kg kanabis, 10 kg kokainë, 11 kg heroinë, 12 mijë fara kanabis dhe 37 400 fidanë kanabis.

Brenda 24 orëve policia e Sarandës finalizoi 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtyre operacioneve u vunë në pranga 2 shtetas, si dhe u sekuestruan 2 armë zjarri, 1 kallëp tritoli, dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, fara cannabisi, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, municion luftarak, një shumë parash, një pjesë të dyshuara të falsifikuara, si dhe 8 celularë.