MENU
klinika

Paketa 6 miliardë euro për Ballkanin

BE harron shkeljet dhe ‘i mbush xhepat’ Serbisë

27.04.2024 - 09:13

Serbia është përfituesja më e madhe e paketës së financiare të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, me plot 1.6 miliardë euro.

Pra, Serbia vendi që shkel marrëveshjet e dialogut dhe kërcënon vazhdimisht shtetin fqinj, Kosovën dhe është përballur me kritikat të ashpra deri në hetim nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, do të marrë pjesën më të madhe të përfitimeve nga paketa 6 miliardë euro e përcaktuar për Ballkanin Perëndimor si Plani i Ri i Rritjes për rajonin.

Ky lajm është bërë dije nga media publike serbe RTS, e  cila citon burime diplomatike në Bruksel dhe thotë se sasia e fondeve do të varet nga ecuria ose jo pozitive e reformave të shtetit serb.

Ndërkohë sipas të njëjtës përllogaritje, 969 milionë euro janë ndarë për Bosnje-Hercegovinën, 924 milionë për Shqipërinë, 807 për Maqedoninë e Veriut, 888 për Kosovën dhe 388 milionë për Malin e Zi.

Kjo paketë është burim financiar shtesë krahasuar me ato tashmë të disponueshme përmes fondeve IPA të para-anëtarësimit.

“Sasia aktuale e fondeve të përdorura do të varet nga vlerësimi i BE-së nëse Serbia i përmbush qëllimet e dakorduara në reformën e sundimit të ligjit, sistemin demokratik, normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së”., shkruan RTS.

Pasi Parlamenti Europian i dha dritën jeshile planit të rritjes, vendimi pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave të BE-së më 7 maj. Në atë rast, pagesat e para mund të priten para pushimit veror, sipas Brukselit.

Siç shkruan RTS, Serbia dhe vendet e tjera të rajonit kanë dorëzuar tashmë propozime për reforma në pesë fusha kryesore – sundimi i ligjit, klima e biznesit dhe zhvillimi i sektorit privat, zhvillimi i kapitalit njerëzor, energjia dhe tranzicioni i gjelbër dhe sektori dixhital.

Prioritetet e reformës për Serbinë

Ndër prioritetet e reformës për Serbinë është përmbushja e rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it për zgjedhjet, dhe Beogradi gjithashtu pritet të shpjegojë se si reformat e propozuara do të kontribuojnë në përputhjen më të madhe me politikën e jashtme të BE-së.

Pas miratimit të programeve nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare, shtatë për qind e fondeve të planifikuara paguhen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër kur të zbatohen reformat e dakorduara.

Në debatin e brendshëm ndërmjet anëtarëve të BE-së, kërkesa e disa vendeve që respektimi i plotë i politikës së jashtme të jetë parakusht për përdorimin e fondit të rritjes nuk u miratua, por këto vende do të mund t’i referohen kësaj çështje gjatë zbatimit të planit dhe miratimin e kësteve individuale, sipas burimeve.

Avantazhi i Serbisë, kapaciteti i mirë i administratës publike

Pas miratimit në Parlamentin Evropian, raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik, tha se përparësia e Serbisë në krahasim me të tjerat në rajon është kapaciteti i mirë i administratës publike.

Nga ana tjetër, sfida për tërheqjen e mjeteve, sipas Bilçikut, do të jetë puna për sundimin e ligjit, cilësinë e zgjedhjeve dhe përafrimin gradual me politikën e jashtme të BE-së.

“Ky është një instrument i rëndësishëm shtesë që mund t’i sjellë miliarda euro rajonit dhe Serbisë, duke qenë se është vendi më i madh në rajon. Këto para janë në dispozicion të të gjithëve, por vetëm ata që janë duke përparuar do të mund t’i përdorin ato. ”, tha Bilçik.

Një zyrtar i informuar i BE-së thotë se Serbia ka mundësi të shfrytëzojë fondet në dispozicion, por nuk do të jetë e lehtë.

“Nëse shikoni listën e kushteve dhe rregullave që janë përfshirë në Planin e Rritjes, këto janë pikërisht çështjet që e kanë ngadalësuar Serbinë në rrugën e saj drejt BE deri më tani,” tha zyrtari.

Fondi i facilitetit i cili u miratua nga Parlamenti Europian tani pret vetëm votën finale të Këshillit të Ministrave të BE./ Pamfleti

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë