Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se vendi i tij “do të fitojë”.
Më herët, ai iu drejtua vendit, duke thënë se ushtria ishte “gati për çdo skenar”, pasi Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash gjatë natës.
Kujtojmë Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Izraelit të shtunën vonë, një sulm që mund të shkaktojë një përshkallëzim madhorë mes rivalëve rajonalë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se mbështetja për Izraelin do të jetë e palëkundur.
Ushtria izraelite tha se do të duheshin disa orë që mbi 100 dronët të arrinin tek objektivat e tyre.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit citoi një burim të thoshte se ushtria e tij kishte lëshuar një numër raketash balistike kundër Izraelit.
Teherani ishte zotuar të hakmerrej për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.
Irani e quajti goditjen një ndëshkim për “krimet izraelite”. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin në Damask.