MENU
klinika

Pasojat

Dhimbje koke dhe qafe, përdoruesit e Apple Vision Pro të shqetësuar!

16.04.2024 - 10:54

Disa përdorues të Apple Vision Pro po përballen me probleme. “Nuk isha në gjendje ta përdorja shumë javët e para sepse përshtatja fillestare ishte e keqe”, tha Allman, përfaqësuesja kryesore e mediave në Hopscotch Interactive, i cili është me qendër në Kensington, Kaliforni. Allman përdor video-regjistruesin për klientët e pasurive të paluajtshme komerciale dhe rezidenciale.

Ajo shtoi se kishte dhimbje në qafë dhe dhimbje koke. Ndërkaq, edhe Ian Bowcraft, CEO i firmës konsulente Signal and Cipher, ndjeu dhimbje në bazën e kafkës dhe pjesën e sipërme të shpinës pas një seancë dy-orëshe. Apple Vision Pro po shkakton admirim dhe sfida, por edhe tendosje të syve dhe probleme të tjera në mesin e përdoruesve. Pajisja vjen me një paralajmërim të rëndësishëm; nëse e mbani atë për periudha të gjata kohore më shumë se një orë ose më shumë rrezikoni dhimbje në qafë, dhimbje koke, tendosje të syve dhe dhimbje shpine.

Kompania tha se shumica e përdoruesve i dhanë Apple Vision Pro notat më të larta, me pak që ankoheshin për efektet fizike. Rikujtojmë, se një linjë ajrore po planifikon të ofrojë kufjet Apple Vision Pro për disa pasagjerë si pjesë e ofertave të saj argëtuese gjatë fluturimit. Linja ajrore maldiviane Beond, e cila përfshin sedilje të palosshme që i lejojnë pasagjerët të flenë rehat gjatë udhëtimit, së shpejti do t’i pajisë pasagjerët edhe me pajisjet Apple, Vision Pro. “Apple Vision Pro do të transformojë përvojën e argëtimit gjatë fluturimit dhe ne do të jemi të parët që do t’ua ofrojmë atë pasagjerëve të përzgjedhur”,-tha CEO i Beond, Tero Taskila.