Heidi Baçi ditën e djeshme është surprizuar me një dron në shtëpinë e “Big Brother VIP”, në të cilin shkruhej: “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.
Droni i dërguar për Heidin shkaktoi debate mes çiftit, ndërsa gjatë një bisede me Roza Latin, aktori ka treguar se dyshon që atë mund ta ketë dërguar produksioni dhe jo fansat e saj.
Romeos iu shtuan dyshimet sepse ndryshe nga herët e tjera kur banoërt surprizoheshin nga fansat me dron dilnin të gjithë ta shikonin se çfarë shkruante, ndërsa sipas aktorit këtë herë produksioni e thirri vetëm Heidin që ta shikonte, ndonëse çifti ishin në një dhomë së bashku.
Nga ana tjetër Baçi u shpreh se produksioni i njofton gjithmonë banorët për të parë surprizat e fansave.
Biseda:
Roza: Doni ndonjë mendim, ndonjë gjykim të ftohtë?
Romeo: Jo, ne ishim këtu shtrirë bashkë pse duhet të të thërrisnin ty (Heidi) që ta shikoje atë gjë?
Roza: Po për Heidin ishte, foto, a ishte fotoja jote?
Heidi: Po.
Romeo: Heidi në dhomë të dëshirave kur ne ishim shtrirë këtu?!
Heidi: Po sepse ato me motor, me parashutë, të gjithëve i thërrasin t’i shohin, si ato nuk na fusin kurrë në shtëpi, po të vesh re. E ke vënë re, ato duhet t’i shohim.
Roza: Jo duhet se e ke me vullnet të lirë nëse do të dalësh. Por që nuk na tërheqin.
Heidi: Jam e sigurt që edhe herë të tjera, kur ka qenë njëherë për Julin, e kanë thërritur jashtë. Ato gjithmonë, duhet t’i shohim, parashutat.
Roza: Unë di që të kanë thirrur gocat ty
Heidi: Jo, thirrën këto direkt dhe erdhi pastaj Graciano.
Romeo: Heidi në dhomë të dëshirave
Heidi: Këtë gjithmonë e bëjnë. E mbaj mend, unë jam shumë e sigurt për këtë. Kurrë nuk më ka ndodhur që me një parashutë, të të thonë të hysh brenda.
Romeo: Herë e parë që e dëgjoj këtë muhabetin kështu. Dhe kjo është e vetmja gjë që them…
Heidi: Jo, jo ka ndodhur, ta konfirmoj unë, se e mbaj mend.
“Vëllai i Madh”: Heidi kujdes mikrofonin.
Romeo: Ja e shikon?