MENU
klinika

Incidenti në OKB

Eksperti zbulon planin: Vuçiç nis përplasjen me Slloveninë!

25.04.2024 - 17:18

Analisti Sadri Ramabaja ka folur lidhur me përplasjen e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me Slloveninë pas deklaratës së këtij të fundit në OKB.

Sipas tij, Serbia pretendon të luajë rolin e viktimës dhe do të sulmojë këdo që i pret rrugën, por roli i diplomacisë sllovene ka qenë edhe në dobi të Serbisë për ta kthyer atë në kursin perëndimor.

“Është një betejë e radhës që Serbia e humbet dhe rrëshqet në tapetin e irracionalitetit në fushën e komunikimit diplomatik. Serbia pretendon të luajë rolin e viktimës dhe edhe nëse një zog ja pret rrugën do e sulmojë. Diplomacia sllovene jam i bindu se ka një rol pozitiv edhe në dobi të Serbisë; pretendimi që ta përafrojë Serbinë me Perëndimin. Ndërmjetësuesi Lajçak e ka larguar Serbinë nga Perëndimi duke e dorëzuar në prehrin e Rusisë. Aktualisht Serbia është plotësisht e pozicionuar në krahun lindor. Do jetë vështirë të prishet republika e Malit të Zi, të krijohet bota serbe duke iu plotësuar edhe ky oreks Serbisë që të pozicionohet nga Perëndimi”, tha Ramabaja për “Euronews Albania”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë