MENU
klinika

“Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë”

Greqia e prerë me Kosovën dhe Serbinë: Qëndrimi ynë mbetet po i njëjtë

10.04.2024 - 15:33

Qëndrimi i Greqisë ndaj Serbisë dhe Kosovës mbetet krejtësisht i pandryshuar, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA MPA, duke cituar burime diplomatike anonime,

“Nuk ka pasur ndryshim qëndrimi dhe as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qëndrim”, kanë thënë këto burime për mediumin grek.

Të njëjtat burime, në lidhje me raportin e Këshillit të Europës, siç raporton ANA MAP sqarojnë se “ai nuk ka ndikim në qëndrimin diplomatik grek ndaj Serbisë dhe Kosovës, por është çështje e brendshme e Këshillit të Europës dhe nuk është detyruese”.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Europës.

Kundër këtij raporti kanë votuar dy deputetë nga Serbia, një votë kundër ishte nga deputetët e Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq një deputet i Greqisë ka abstenuar.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi