MENU
klinika

Do të jetë elektrike

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, mbyllet brenda vitit 2030!

23.04.2024 - 12:15

Punimet për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit do të zgjasin plot 6 vite. Faza e parë e punës do të nisë në fund të këtij viti, për të përfunduar së ndërtuari në vitin 2030. Ky është afati i caktuar në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH në vlerën prej 98 750 000 eurosh për këtë projekt.

Në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend thuhet se rehabilitimi i kësaj linje hekurudhore, do të bëhet në parametrat e BE, ndërsa kredia duhet të shlyhet brenda 17 viteve. Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë.

“Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metër, ndërtimin e 12 urave etj. Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks udhëtarësh prej 2 300 000 udhëtarësh/vit dhe volum mallrash prej 900 000 tonësh/vit”, thuhet në relacion.

Kjo linjë përveç se lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të ketë shtrirje edhe në Portin e Durrësit. Plani i BE është që kjo hekurudhë të zgjatet edhe më tej, duke përfshirë, Beogradin, Zagrebin, Lubjanën dhe Budapestin. Sipas relacionit përmes këtij projekti do të rritet siguria për udhëtarët, rritet shpejtësia e trenave, do jetë një hekurudhë lidhëse me vendet fqinje e më tej duke rritur ekonominë si dhe promovon transportin e gjelbër.

Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria bëhet me tri hekurudha”

Balluku: Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!