MENU
klinika

"Më futën një dru, më shtrembëruan nofullën"

I liruari me amnisti zbulon prapaskenat se si janë kushtet në burg

24.04.2024 - 14:59

Mëngjesin e kësaj të mërkure janë liruar nga burgu personat që kanë përfituar nga amnistia penale. Një i dënuar me burg për vjedhje, i cili përfitoi nga amnistia dhe u lirua nga qelia, ka treguar kushtet në qeli teksa akuzoi policët për dhunë

“Dje kisha një rast për të folur me familjen në Skype, u prish Skype dhe nuk ka nxorën për të folur, ai më futi dru mua, më shtrembëroi nofullën, na e futën me grusht, çfarë të bëj unë i shkreti”, tha i riu në një deklaratë për mediat pas daljes nga burgu.

“Kam qenë për vjedhje, për një kabull e gjeta në rrugë, ishte një anë e këputur thashë ta marr ta shes. U dënova mbi 2 vite burg, më kishte ngelur edhe 1 muaj burg. Nga gjendja ekonomike, nuk kam, jam copë-copë. Familja më ka lënë të vogël, jam pa shkollë, nuk di as shkrim e këndim. Po të kisha një shkollë do të kisha një zanat, por kur s’ke shkollë nuk të merr njeri në punë. Punoja ndonjëherë si ndihmës në mobilieri e ndërtim.

Po të hash ushqimin aty të zë gjumi, ushqimi është skandal fare. Nuk jam vetëm unë që s’kam për të ngrënë, janë edhe të tjerë, gjynah.

Dalim 2 orë, rrimë gjithë ditën në dhomë, këta përdorin dhunë. Dje kisha një rast për të folur me familjen në Skype, u prish Skype dhe nuk ka nxorën për të folur, ai më futi dru mua, më shtrembëroi nofullën, na e futën me grusht, çfarë të bëj unë i shkreti.

Unë do të shkoj në punë, më presin nusja dhe djali. Nuk më kanë ardhur se janë në Elbasan. S’kam folur, ata nuk vinin dot sepse s’kemi gjendje ekonomike, nga mua mbaheshin. Unë mblidhja ndonjë hekur e skrap, pa punë e asgjë. Nuk kisha çfarë të bëja”, tha i dënuari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN