MENU
klinika

Akuzon Serbinë për terrorizëm

Iu vendos eksploziv, Sveçla publikon pamjet e makinës

10.04.2024 - 09:11

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të një makine në Leposaviq nën të cilën ishte vendosur një mjet i pashpërthyer.

Këtë akt, Sveçla e ka cilësuar si tendencë të Serbisë për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.

Ai pohon se “kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha”.

Sveçla deklaron se “zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi”.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm”, shkruan Sveçla.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë