MENU
klinika

A u informua Amerika?

Izraeli nis hakmarrjen, sulmon me dronë dhe raketa Iranin

19.04.2024 - 10:14

Izraeli ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Sulmi raportohet se është kryer në provincën qendrore të Isfahan, pranë një baze ushtarake.

Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë për televizionin amerikan, ABC News.

Lëshimet e raketave pasojnë sulmin e Iranit të shtunën e kaluar, ku vendi dërgoi një breshëri prej më shumë se 300 dronë pa ekuipazh dhe raketa drejt objektivave në të gjithë Izraelin, thanë më parë zyrtarët ushtarakë izraelitë.

Të gjithë, përveç disave, u kapën nga Izraeli dhe aleatët e tij, përfshirë Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët.

Sulmi i Iranit erdhi më shumë se gjashtë muaj pasi grupi i Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, pas së cilës ushtria izraelite filloi bombardimin e saj në Rripin e Gazës.

Shtetet Bashkuara të Amerikës u informuan për planet e Izraelit për të goditur, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të paidentifikuar për disa media amerikane.

Si NBC ashtu edhe CNN kanë raportuar zyrtarë të paidentifikuar duke thënë se Izraeli i dha Washingtonit paralajmërim paraprak.

“Ne nuk e miratuam përgjigjen,” citoi CNN një zyrtar.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi sulmin e raportuar, për të cilin Irani thotë se përbënte vetëm disa dronë. Irani nga ana tjetër ka hedhur poshtë raportet për një sulm raketor.  Një zyrtar i Teheranit është shprehur se “lajmet e mediave amerikane nuk janë të vërteta”.