MENU
klinika

“Prindi i keq durohet”

Kush nga fëmijët e vrau Pëllumb Metën? Avokati: Rrethanat nuk do të zbulohen kurrë

03.04.2024 - 09:45

Avokati Kujtim Cakrani dhe avokati Romeo Kara kanë folur për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij në Shënavlash.

Sipas avokatit Cakrani arsyeja e vërtetë e një krimi në familje mund të jetë shumë e vështirë për ta gjetur si në Shqipëri ashtu dhe në botë.

“Është një krim që e dinë vetëm ata që e kanë kryer dhe ai i ndjeri që ka ndërruar jetë. Është një krim që e dimë kush e ka kryer, por cilat janë arsyet dhe rrethanat e këtij krimi, është shumë e vështirë, jo vetëm këtu në Shqipëri, por çdo krim që ndodh në familje është shumë e vështirë për të gjetur detajet dhe arsyet e vërteta të krimit”, tha Cakrani.

Ndërsa avokati Romeo Kara ka dhënë një këshillë për të rinjtë ku shprehet se “një prind i mirë respektohet, ndërsa një prind i keq, durohet”.

“Prindi i mirë respektohet, prindi i keq durohet. Nuk zgjidhen kështu punët brenda familjes, megjithatë që e vranë ata e vranë ata. Se kush e tërhoqi këmbëzën nuk ka rëndësi. Ata janë të gjithë të mpleksur në këtë çështje”, tha Romeo Kara në Top Channel.