MENU
klinika

E konfirmojnë edhe ekspertët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë

25.04.2024 - 17:45

Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë në masë. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon në fakt se ushqimet e detit duhet të konsumohen të paktën dy herë në javë.

Por, a e dini se cili është lloji më i mirë i peshkut për t’u ngrënë në morinë e prodhimeve të detit? Përgjigjja është: sardelet! Sardelet e konservuara janë të mbushura me acide yndyrore omega-3, një lloj yndyre që ndihmon në uljen e inflamacionit dhe plot ndikime të tjera nga ulja e rrezikut për depresion, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru etj. Pra, sardelet kanë më shumë lëndë ushqyese se salmoni apo edhe shumë lloje të tjerë peshqish.

Ato gjithashtu janë të mbushura me kalcium, teksa janë një burim i rëndësishëm i vitaminës D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit.

Një studim i vitit 2021 i botuar në revistën “Clinical Nutrition” zbuloi se njerëzit që janë më të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti i tipit dy, kishin më pak shanse ta përjetonin këtë nëse konsumonin të paktën dy herë në javë sardele. E njëjta formulë vlen edhe për individët që kanë shanse të preken nga sëmundjet e zemrës.

Kujtesë: Pavarësisht vlerave ushqyese që kanë sardelet, aroma e tyre mund të mos jetë shumë e pranueshme. Ndaj, limoni apo erëzat mund të ndihmojnë në zbutjen e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?