MENU
klinika

Nga banesa luksoze dhe bizneset, te...

Lista/ Zbulohen pasuritë e sekuestruara të Radoiçiç

05.04.2024 - 09:32

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka publikuar një listë të pasurisë që i është konfiskuar Milan Radoiçiç, i akuzuar si drejtuesi i sulmit terrorist në veri të Kosovës vitin e kaluar.

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara ka konfiskuar sot dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin e një grupi të armatosur serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar.

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu ka publikuar listën e gjatë të pasurisë dhe mjeteve që i janë konfiskuar Radoiçiçit.

‘Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu një ditë më parë ka njoftuar se kanë nisur zbatimin e urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

‘Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardh koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen’, shkroi ajo.

Lista/ Zbulohen pasuritë e sekuestruara të MilanLista/ Zbulohen pasuritë e sekuestruara të Milan

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!