MENU
klinika

“Kosova, premtim dhe peng për të ardhmen e rajonit”

Macron mesazh Vuçiçit: Drama e Banjskës të mos përsëritet!

08.04.2024 - 21:47

Franca do të sigurohet që çdo hap i asaj marrëveshjeje të përmbushet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë konferencë së përbashkët në Pallatin Elysee, Macron ka mbajtur një fjalim me mesazhe për Serbinë dhe Kosovën.

Macron theksoi se çështja e Kosovës është një premtim dhe një peng për të ardhmen e rajonit dhe se e gjitha është e përfshirë në marrëveshjen “e lidhur një vit më parë”.

“Franca do të sigurohet që çdo hap i asaj marrëveshjeje të përmbushet. Është e nevojshme që pjesëmarrësit për sulmet në Banjska të mbajnë përgjegjësi dhe një dramë e tillë të mos përsëritet.

Dëshiroj gjithashtu që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me shumicë kryesisht serbe”, tha presidenti francez.

Nga ana tjetër Vuçiç i ka thënë homologut francez Macron se Prishtina nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj nga marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

Më tej Vuçiç pretendoi se nuk ka pasur asnjë hetim ndaj plagosjes së serbëve në veri të Kosovës, ndërsa u ankua se “të gjithë përmendin vetëm Banjskën”.

“Shpronësimi në veri të Kosovës, i sjellin ushtarët dhe policët e tyre edhe pse nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ata qëlluan fëmijët tanë vetëm sepse mbanin pemë Krishtlindjesh. Nuk ka asnjë hetim ndaj atyre që qëlluan fëmijët tanë që mbanin pemën e Krishtlindjes, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve, të gjithë përmendin vetëm Banjskën”, tha ai.

Por pavarësisht angazhimit dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve, Vuçiç vijon me provokimet e tij. Herë pas herë presidenti serb nxit tensione duke afruar ushtrinë në kufi me Kosovën. Ndërkohë që ditën e sotme, Vuçiç ka tentuar të krijojë të njëjtit ngërç të pak muajve më parë në komunat në veri të Kosovës.

Krejt papritur ditën e sotme, katër anëtarë të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) nga partia Lista Serbe janë dorëhequr nga këto poste në katër komunat në veri të Kosovës.

Pallati Elize njoftoi më herët se dy udhëheqësit do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, se Macron do të “konfirmojë angazhimin e tij dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë”, dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se Franca dhe Gjermania kanë ideuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën dy palët e pranuan në fund të shkurtit të 2023-tës në Bruksel ndërsa palët u pajtuan për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes në mars të të njëjtit vit, në Ohër.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!