MENU
klinika

Pas bllokimit 48 orësh

Mbaron greva, hapen pikat kufitare me Greqinë

04.04.2024 - 09:33

Pas bllokimit 48 orësh, sot u hapën të gjitha pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Konkretisht bëhet fjalë për 4 pikat kufitare Kakavijë, Kapshticë, Tre Urat e Qafë-Botë.

Nga sot, mjetet e vogla, autobusët, taksitë apo kamionët e mallrave nuk do të përballen me asnjë pengesë në kufi dhe do të nisë qarkullimi normal i automjeteve. Nga kjo situatë u përjashtuan rastet emergjente dhe qytetarët të cilët kaluan në këmbë.

Në Kapshticë, nuk janë evidentuar problematika sipas burimeve të policisë kufitare. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se për datën 3, numri i shtetasve ka qenë 348 në hyrje dhe 248 në dalje.

Për shkak se grevës së doganierëve grekë, në 4 pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Greqinë u ‘paralizua’ qarkullimi i mjeteve. Doganierët protestuan për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi