MENU
klinika

Mesazhet shqetësuese të Vuçiç

Media italiane: Mund të shpallë Jugosllavinë e re më 5-6 maj!

01.04.2024 - 21:37

“Jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin po fryjnë erëra të rrezikshme”. Kështu e nis analizën media italiane, Europa Today, kushtuar mesazheve tepër shqetësuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për “kërcënime ekzistenciale” për vendin e tij.

Autorja e shkrimit, Alessia Capasso, thekson se Vuçiç nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për bashkimin e Serbisë me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, duke krijuar kështu një Jugosllavi të re.

Ndër datat për tu ndjekur me vëmendje të madhe për fatin e rajonit përmend 5 dhe 6 majin, ku do të mbahet Asambleja e Madhe e Pashkëve, ku siç ka thënë presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, “do të merren vendime të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb”.

“Si rezultat, mesazhet shqetësuese të Vuçiç, shtyjnë para hipotezën që në ato data mund të ndodhë njoftimi për bashkim mes Serbisë dhe Republika Srpska. Atëherë po që plagët e pashëruara asnjëherë në vendet e ish Jugosllavisë do të rihapeshin sërish.”, thuhet në analizën e Europa Today.

Në analizë jepet alarmi se nëse kjo do të ndodhë apo shkohet drejt diçkaje konkrete, në Ballkan do të kthehejë lufta. Media shkruan dhe për tensionet e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës, të shtuara nga vendimi për dinarin por edhe për avancimin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Por për Europa Today më tepër shqetësim sjell dëshira e Dodikut për ta ndarë Srpska-n nga Bosnja. Kohët e fundit, politikani I sanksionuar nga SHBA-të, njoftoi se do të organizojë një referendum për statusin e territorit.

“Lamtumirë Bosnje, bëhuni gati për Republika Srpska exit”, shkroi Dodik në gjuhën angleze pas një takimi me Vuçiç, në një mesazh drejtuar ndërkombëtarëve.

Bashkimi Europian hapi negociatat e anëtarësimit për të frenuar idetë separatiste në Bosnje dhe Hercegovinë, por Dodik nuk e pa me sy të mirë këtë vendim. Media italiane shkruan edhe për raportet e tij me Rusinë, ndërsa nënvizon se Putin mbështet idenë për bashkimin e Srpska me Serbinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presioni i Perëndimit po jep efekt

A po shkon Serbia drejt “divorcit” me Rusinë?

Ideja e “Shqipërisë së Madhe” tërbon Beogradin

Vizita e Kurtit në Tetovë e Çair, “tërmet” në Shkup e Beograd


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!