MENU
klinika

“Ka simbolikë domethënëse”

Mitsotakis nuk heq dorë nga Beleri, zbulon arsyen pse e zgjodhi për eurodeputet

19.04.2024 - 14:33

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ka dhënë asnjë shenjë reflektimi se ai do ta tërheqë kandidaturën për eurodeputet të Fredi Belerit, disa orë pasi shtypi grek risolli në vëmendje të kaluarën e tij problematike.

Në një intervistë në Bruksel ku mori pjesë në samitin e liderëve evropianë, Mitsotakis iu përgjigj edhe reagimeve nga opozita greke kundër kësaj kandidature.

“Dua të jem i qartë se nuk është detyra ime të flas për kandidaturat individuale, pasi kemi 42 kandidatë për eurodepute. Po ashtu nuk dua që në asnjë mënyrë të duket se po bëj ndonjë trajtim diskriminues në favor të ndonjë kandidati të veçantë. Dua t’u them se kandidatura e Fredis Beleris ka padyshim një simbolikë shumë domethënëse, të cilën mendoj se e kuptojnë të gjithë ata që janë realisht të interesuar me fakte dhe jo me fjalë për të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri”, tha kryeministri grek.

Opozita greke e akuzon kryeministrin Mitsotakis se me shpalljen e kandidaturës së Fredi Belerit si eurodeputet ka përfshirë padrejtësisht në zgjedhjet evropiane çështjet kombëtare dhe diplomatike me shtete jashtë BE-së si Shqipëria.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi