Shumica e shqipëtarëve po thonë se “Rama po duron më shumë se askush tjetër, si ka mundësi”. Po duron molotovin, kaosin, flakadanët, thirrjet antiligjore dhe antikushtetuese, po duron shkatërrimin e institucioneve, prishjen e rendit dhe trembjen e fëmijëve tek shohin skena dhune. Duron Rama, por nuk duron ligji. Dhe kjo nuk duhet të zgjasë shumë. Nderkombëtarët po e deklarojnë hapur “janë të patolerueshme thirrjet antiligjore, thirrjen për rrëmujë, kaos, zjarr dhe shkaterrim”.
Por duket se organet e drejtësisë së re, po “kalitin” durimin e tyre dhe kryeministrit. Ç’faj i ka ky popull, atyre që ulurasin dhe mbledhin një grusht njerëzish para Parlamentit, para Bashkisë, bulevardeve dhe shesheve, duke prishur qetësinë e qytetareve, duke hedhur molotovë si në skena lufte, dhe pastaj turren komisarieteve për të nxjerrë “të pafajshmit” nga birucat. Ore, thirrini rradakes, nuk rrëzohet kurrën e kurrës Edi Rama ( dhe as Erion Veliaj) me flakadanë, me shashka, me thirrjet histerike “largohu, ik, jep dorëheqjen”.
Thirrini rradakes, në pushtet vjen me votë, dhe ikën me votë, dhe nuk mund të fitosh kur nuk je parti, por thjesht organizatë politiko-rrumpalliste. Një parti serioze politike, që aspiron pushtetin, fitoren elektorale, që kërkon votat e mbi 1 milion shqipëtarëve, nuk vjen në pushtet, duke mbledhur rrethe saj zjarrëvënës, shashkambajtës, apo uluritës që kthehen në megafonë të pasanikërve të PD-së. Thirrini rradakes, sepse nuk mund të trembet as Edi Rama, as Erion Veliaj, dhe më tepër se kurrë as SPAK-u, nga protesta pa motiv e një grushti njerëzish, që nuk e dinë pse mblidhen, pse dalin, dhe çfarë kërkojnë.
Thirrini rradakes, sa nuk është vonë, pasi në një shtet dhe vend demokratik, me rreputacion në rritje në opinionin nderkombetar, vend anetar i NATO-s, nuk mund të marrësh pushtet me flakadanë, bomba molotovë, dhe thirrje antiligjore. Thirrini rradakes, sa nuk ka nisur (dhe do të nisë) thirrja e çdo organizatori në Prokurori, dhe pastaj ta shihni si merret pushteti, dhe si baltoset drejtësia.
Thirrini rradakes, dhe mos u bëni “llollo” të atij që ka hallin dhe problemin e vehtes dhe jo të “partisë, demokracisë dhe popullit fukara”. Thirrini rradakes, pasi sot mund të jeni katandisur organizatë, nesër mund të mos jeni fare e tillë, pasi partinë e çuat për “skrap” për hatër të ish-liderit. Turp.